Programi i kontabilitetit për Kosovë

Librat e biznesit, në rregull çdo ditë.

TENET Finance mban faturat, TVSH-në, arkën me barkod, bankën, pagat dhe stoqet në një vend. Faturat e furnitorëve i skanon nga fotoja ose PDF-ja, ekstraktin bankar e lexon vetë. Për kontabilistë që mbajnë shumë biznese dhe për bizneset që duan t'i shohin numrat e tyre pa pritur fundin e muajit. I shpejtë, i lehtë dhe i personalizueshëm.

Punon edhe pa internet Mac, Windows dhe Web Dark mode Në shqip, për rregullat e ATK-së
TENET Finance — Paneli
Paneli i TENET Finance me shitjet, blerjet, TVSH-në dhe arkën e muajit për një market
MARKET DARDANIA SH.P.K.
NUI 811462390
Prishtinë

Kafe e bluar 250g4.01
Djathë i bardhë 1kg7.02
Vaj ulliri 1L9.61
Ujë Rugova 1.5L ×21.42

Bazë 18%4.60
TVSH 18%0.83
Bazë 8%20.15
TVSH 8%1.61

GJITHSEJ €27.19
KUPON FISKAL
Shumë bizneseTë gjithë klientët e zyrës në një program, secili me librat e vet.
Printer fiskalKuponi del nga arka me barkod, pa program të dytë.
Mac, Windows, WebZyra, arkat dhe shfletuesi mbi të njëjtat të dhëna.
Skanimi i faturaveFoto ose PDF e faturës, programi i plotëson të dhënat vetë.
Pamja e programit

Çdo ekran i ndërtuar për punën e përditshme.

Këto janë ekranet e vërteta të TENET Finance, me të dhëna shembull të një marketi.

TENET Finance — Paneli
Ekrani Paneli i TENET Finance
Paneli: shitjet, blerjet, TVSH-ja, ndërrimi i arkës dhe faturat që afrohen afatit, për biznesin që ke zgjedhur.
I shpejtë

Pa pritur.

Hapet në sekonda dhe kërkimi gjen faturën, artikullin ose partnerin sa shkruan. Arka punon vetëm me tastierë.

Enter kesh Enter mbyll F2 F4
I lehtë

Pa server në cloud.

Instalohet si çdo program tjetër dhe punon në kompjuterët e zakonshëm të zyrës. Pa abonim interneti, pa pritje nga një server i largët.

I personalizueshëm

Siç të pëlqen ty.

Zgjedh kartat e Panelit dhe renditjen e menysë, madhësinë e shkronjave, dark mode dhe stilin e butonave.

macOSWindows 11Liquid GlassiOSKlasik
Modulet

Gjithçka që kërkon një kontabilist, pa program shtesë.

Faturat dhe TVSH-ja

  • Shitje vendore, eksport mallra e shërbime
  • Blerje, import me DUD, shpenzime, investime
  • Nota kredit dhe debit, profatura
  • Libri i Shitjes dhe i Blerjes për ATK
  • Fatura në valutë me kursin e ditës

Arka me barkod

  • Skanim, kesh, kartelë ose të dyja
  • Kupon fiskal, X-raport dhe Z-raport
  • Ndërrimet paradite dhe pasdite
  • Zbritje dhe lojalitet

Banka dhe arka

  • Ekstrakti bankar lexohet vetë
  • Përputhja me faturat e hapura
  • Urdhër-pagesa në CSV për bankën
  • Libri i arkës dhe bartjet mes llogarive

Pagat dhe punëtorët

  • Bruto nga neto dhe anasjelltas
  • Kontributet, tatimi dhe lista për EDI
  • Orë nate, fundjave dhe festash
  • Pushimet dhe dokumentet e punëtorit
  • Kontratat dhe punëdhënësi primar/sekondar

Stoqet dhe prodhimi

  • Artikuj me barkod, depo dhe gjendje minimale
  • Marzha % dhe çmimi me pakicë
  • Prodhim me recetë dhe kosto
  • Barnatore: klasifikimi, LOT, skadimi
  • Import i artikujve nga Excel

Raportet kontabël

  • Bilanci, bilanci provë, fitimi
  • Mosha e borxheve, rrjedha e parasë
  • Ditari kontabël dhe plani kontabël
  • Asetet fikse me amortizim, kreditë
  • Eksport në Excel dhe PDF
Të reja në program

Më pak shkrim me dorë, më pak gabime.

Programi përditësohet vazhdimisht. Këto janë disa nga shtesat e fundit.

Skanimi i faturave

Fotografo faturën ose ngarko PDF-në. Furnitori, data, artikujt dhe TVSH-ja plotësohen vetë, ti vetëm i konfirmon.

Drafti ruhet vetë

Fatura, punëtori, artikulli ose partneri ruhen si draft ndërsa shkruan. Asgjë nuk humbet nëse e mbyll dritaren.

Pa dyfishime

Programi nuk lejon dy artikuj me të njëjtin barkod, ose dy partnerë me të njëjtin emër, NUI ose numër TVSH.

Marzha te fatura

Shkruan marzhën 20% dhe çmimi me pakicë llogaritet vetë. E rrumbullakon çmimin me dorë, marzha rregullohet vetë.

Renditja me tërheqje

Rreshtat e faturës dhe të kalkulimit i rendit me tërheqje, si në Google Sheets. Totali pa TVSH dhe me TVSH duket gjithmonë.

Banka nga ekstrakti

Lëvizjet bankare lexohen nga skedari i bankës, ndërsa shitjet me kartelë dhe komisionet bashkohen për çdo ditë.

Kopje që kthen gjithçka

Kopja rezervë e biznesit kthen të dhënat, faturat e skanuara, dokumentet dhe cilësimet, edhe në kompjuter të ri.

Ndihma brenda programit

Chat me ne dhe Help Center direkt nga programi. Përditësimet vijnë të nënshkruara dhe instalohen me një klik.

Mac · Windows · Web

Një program, në çdo kompjuter të zyrës.

E njëjta pamje dhe të njëjtat të dhëna, qoftë në Mac, në Windows apo në shfletues.

Mac

Për Mac

Aplikacion i plotë për macOS, me butona në stilin e Mac-ut dhe me printim direkt në Preview.

Windows

Për Windows

Për zyrën dhe arkat, me printer fiskal, lexues barkodi dhe dialogun e zakonshëm të printimit.

Web

Në shfletues

Hape TENET-in nga shfletuesi, në zyrë ose kur je larg, mbi të njëjtat të dhëna të serverit tënd.

Pa internet

Interneti ra? Arka vazhdon të shesë.

Të dhënat rrinë në kompjuterin tënd ose në serverin e zyrës, jo në një server të huaj. Programi në Mac dhe Windows punon pa internet; interneti duhet vetëm për përditësime, email dhe ndihmë.

Server i zyrës me SQL ServerKompjuterët e zyrës dhe arkat lidhen në të njëjtën bazë, pa dyfishim.
Kopje rezervë automatikeKopja ruhet kur mbyll programin, edhe në Dropbox nëse do.
Përdorues dhe lejeSecili përdorues sheh vetëm bizneset dhe menytë që i lejon admini.
Serveri i zyrës SQL Server · të dhënat Kontabilisti Mac Arka 1 Windows · printer fiskal Arka 2 Windows · barkod Internet vetëm kur duhet Pa internet vazhdojnë:shitjet, faturat, pagat
Dark mode

Pamje e errët, e lehtë për sytë pas orës tetë.

Zgjidh pamjen e çelët, të errët ose automatike sipas sistemit. Tërhiq vijën për t'i krahasuar.

Paneli në pamjen e çelët Paneli në dark mode
Pamja e çelëtDark mode
Për kë është

Nga zyra e kontabilitetit te arka e dyqanit.

Zyrat e kontabilitetit

Të gjithë klientët në një listë. Ndërron biznesin me një klik dhe çdo përdorues sheh vetëm ata që i takojnë.

Marketet

Arka me barkod, printeri fiskal, ndërrimet e arkëtarëve dhe stoku që ulet me çdo shitje.

Barnatoret

Barnat me klasifikim, LOT dhe datë skadimi, dhe raporti i barnave që skadojnë së shpejti.

Shërbime dhe prodhim

Fatura shërbimi e eksporti, receta prodhimi me kosto, asete fikse dhe kredi me plan pagese.

Si fillon

Nga programi i vjetër te TENET, pa humbur asnjë faturë.

Na shkruaj

Na trego sa biznese mban dhe sa kompjuterë e arka ke. Të tregojmë programin live, me të dhënat e tua.

Instalojmë dhe bartim

Instalojmë në Mac ose Windows, lidhim serverin dhe bartim partnerët, artikujt dhe faturat nga programi që përdor sot.

Punon, ne jemi afër

Pyetjet i shkruan brenda programit, në chat ose WhatsApp. Përditësimet vijnë vetë.

Bizneset që mbajnë librat me TENET

Markete, barnatore, ndërtim, shërbime dhe prodhim në gjithë Kosovën.

Logo e klientit
Logo e klientit
Logo e klientit
Logo e klientit
Logo e klientit
Logo e klientit
Logo e klientit
Logo e klientit
Pyetje të shpeshta

Para se të na shkruash.

A punon programi pa internet?

Po. Faturat, arka me barkod, pagat dhe raportet punojnë pa internet. Interneti duhet vetëm për përditësime, për kodin e rikuperimit me email dhe për chat-in e ndihmës.

Në cilat kompjuterë instalohet?

Në Mac dhe në Windows, dhe në shfletues (Web) përmes serverit të zyrës. Mund ta përdorësh në një kompjuter të vetëm, ose në disa kompjuterë dhe arka të lidhura me serverin e zyrës (SQL Server).

A mund t'i bart të dhënat nga programi që përdor tani?

Po. Partnerët, artikujt, faturat dhe gjendjet i bartim ne gjatë instalimit, që të vazhdosh punën aty ku e ke lënë. Faturat e vjetra mbeten me numrat e tyre.

A mund t'i skanoj faturat e furnitorëve?

Po. Ngarkon foton ose PDF-në e faturës (edhe me tërheqje në dritare) dhe programi i plotëson furnitorin, datën, numrin, artikujt dhe TVSH-në. Ti i kontrollon dhe i ruan. Fatura origjinale ruhet te dokumentet e biznesit.

Sa biznese mund të mbaj?

Sa të duash. Secili biznes ka librat, bankat, arkat dhe punëtorët e vet, dhe të dhënat e një biznesi nuk përzihen me tjetrin.

Cilët printerë fiskalë mbështeten?

Arka me barkod punon me printerët fiskalë që përdoren në Kosovë, me kupon fiskal, X-raport dhe Z-raport direkt nga programi. Na shkruaj modelin që ke dhe ta konfirmojmë.

A ka dark mode?

Po. Pamja e çelët, e errët (grafit me tekst kremi, e butë për sytë) ose automatike sipas Mac-ut apo Windows-it. Mund të zgjedhësh edhe stilin e butonave, p.sh. si në macOS ose Windows 11.

Si bëhet kopja rezervë?

Kopja ruhet vetë kur mbyll programin, edhe në Dropbox nëse do. Një kopje e biznesit kthen gjithçka: të dhënat, faturat e skanuara, dokumentet dhe cilësimet e kompjuterit.

Po nëse harroj fjalëkalimin?

Admini konfirmon një email në fillim. Nëse harron fjalëkalimin, kodi vjen në atë email dhe vendos fjalëkalim të ri brenda një minute.

Sa kushton?

Çmimi varet nga numri i bizneseve, i kompjuterëve dhe i arkave. Na shkruaj dhe të dërgojmë ofertën.

Kontakti

TENET Inc SH.P.K.

WhatsApp dhe telefon+383 44 688 773
AdresaVëllezërit Gërvalla 100, 70000 Ferizaj

Shiko TENET me të dhënat e biznesit tënd.

Demonstrimi zgjat rreth 20 minuta, në zyrën tënde ose online. Pa detyrim.

Kërko demonstrim në WhatsApp