Librat e biznesit, në rregull çdo ditë.
TENET Finance mban faturat, TVSH-në, arkën me barkod, bankën, pagat dhe stoqet në një vend. Faturat e furnitorëve i skanon nga fotoja ose PDF-ja, ekstraktin bankar e lexon vetë. Për kontabilistë që mbajnë shumë biznese dhe për bizneset që duan t'i shohin numrat e tyre pa pritur fundin e muajit. I shpejtë, i lehtë dhe i personalizueshëm.
NUI 811462390
Prishtinë
Çdo ekran i ndërtuar për punën e përditshme.
Këto janë ekranet e vërteta të TENET Finance, me të dhëna shembull të një marketi.
Pa pritur.
Hapet në sekonda dhe kërkimi gjen faturën, artikullin ose partnerin sa shkruan. Arka punon vetëm me tastierë.
Pa server në cloud.
Instalohet si çdo program tjetër dhe punon në kompjuterët e zakonshëm të zyrës. Pa abonim interneti, pa pritje nga një server i largët.
Siç të pëlqen ty.
Zgjedh kartat e Panelit dhe renditjen e menysë, madhësinë e shkronjave, dark mode dhe stilin e butonave.
Gjithçka që kërkon një kontabilist, pa program shtesë.
Faturat dhe TVSH-ja
- Shitje vendore, eksport mallra e shërbime
- Blerje, import me DUD, shpenzime, investime
- Nota kredit dhe debit, profatura
- Libri i Shitjes dhe i Blerjes për ATK
- Fatura në valutë me kursin e ditës
Arka me barkod
- Skanim, kesh, kartelë ose të dyja
- Kupon fiskal, X-raport dhe Z-raport
- Ndërrimet paradite dhe pasdite
- Zbritje dhe lojalitet
Banka dhe arka
- Ekstrakti bankar lexohet vetë
- Përputhja me faturat e hapura
- Urdhër-pagesa në CSV për bankën
- Libri i arkës dhe bartjet mes llogarive
Pagat dhe punëtorët
- Bruto nga neto dhe anasjelltas
- Kontributet, tatimi dhe lista për EDI
- Orë nate, fundjave dhe festash
- Pushimet dhe dokumentet e punëtorit
- Kontratat dhe punëdhënësi primar/sekondar
Stoqet dhe prodhimi
- Artikuj me barkod, depo dhe gjendje minimale
- Marzha % dhe çmimi me pakicë
- Prodhim me recetë dhe kosto
- Barnatore: klasifikimi, LOT, skadimi
- Import i artikujve nga Excel
Raportet kontabël
- Bilanci, bilanci provë, fitimi
- Mosha e borxheve, rrjedha e parasë
- Ditari kontabël dhe plani kontabël
- Asetet fikse me amortizim, kreditë
- Eksport në Excel dhe PDF
Më pak shkrim me dorë, më pak gabime.
Programi përditësohet vazhdimisht. Këto janë disa nga shtesat e fundit.
Skanimi i faturave
Fotografo faturën ose ngarko PDF-në. Furnitori, data, artikujt dhe TVSH-ja plotësohen vetë, ti vetëm i konfirmon.
Drafti ruhet vetë
Fatura, punëtori, artikulli ose partneri ruhen si draft ndërsa shkruan. Asgjë nuk humbet nëse e mbyll dritaren.
Pa dyfishime
Programi nuk lejon dy artikuj me të njëjtin barkod, ose dy partnerë me të njëjtin emër, NUI ose numër TVSH.
Marzha te fatura
Shkruan marzhën 20% dhe çmimi me pakicë llogaritet vetë. E rrumbullakon çmimin me dorë, marzha rregullohet vetë.
Renditja me tërheqje
Rreshtat e faturës dhe të kalkulimit i rendit me tërheqje, si në Google Sheets. Totali pa TVSH dhe me TVSH duket gjithmonë.
Banka nga ekstrakti
Lëvizjet bankare lexohen nga skedari i bankës, ndërsa shitjet me kartelë dhe komisionet bashkohen për çdo ditë.
Kopje që kthen gjithçka
Kopja rezervë e biznesit kthen të dhënat, faturat e skanuara, dokumentet dhe cilësimet, edhe në kompjuter të ri.
Ndihma brenda programit
Chat me ne dhe Help Center direkt nga programi. Përditësimet vijnë të nënshkruara dhe instalohen me një klik.
Një program, në çdo kompjuter të zyrës.
E njëjta pamje dhe të njëjtat të dhëna, qoftë në Mac, në Windows apo në shfletues.
Për Mac
Aplikacion i plotë për macOS, me butona në stilin e Mac-ut dhe me printim direkt në Preview.
Për Windows
Për zyrën dhe arkat, me printer fiskal, lexues barkodi dhe dialogun e zakonshëm të printimit.
Në shfletues
Hape TENET-in nga shfletuesi, në zyrë ose kur je larg, mbi të njëjtat të dhëna të serverit tënd.
Interneti ra? Arka vazhdon të shesë.
Të dhënat rrinë në kompjuterin tënd ose në serverin e zyrës, jo në një server të huaj. Programi në Mac dhe Windows punon pa internet; interneti duhet vetëm për përditësime, email dhe ndihmë.
Pamje e errët, e lehtë për sytë pas orës tetë.
Zgjidh pamjen e çelët, të errët ose automatike sipas sistemit. Tërhiq vijën për t'i krahasuar.
Nga zyra e kontabilitetit te arka e dyqanit.
Zyrat e kontabilitetit
Të gjithë klientët në një listë. Ndërron biznesin me një klik dhe çdo përdorues sheh vetëm ata që i takojnë.
Marketet
Arka me barkod, printeri fiskal, ndërrimet e arkëtarëve dhe stoku që ulet me çdo shitje.
Barnatoret
Barnat me klasifikim, LOT dhe datë skadimi, dhe raporti i barnave që skadojnë së shpejti.
Shërbime dhe prodhim
Fatura shërbimi e eksporti, receta prodhimi me kosto, asete fikse dhe kredi me plan pagese.
Nga programi i vjetër te TENET, pa humbur asnjë faturë.
Na shkruaj
Na trego sa biznese mban dhe sa kompjuterë e arka ke. Të tregojmë programin live, me të dhënat e tua.
Instalojmë dhe bartim
Instalojmë në Mac ose Windows, lidhim serverin dhe bartim partnerët, artikujt dhe faturat nga programi që përdor sot.
Punon, ne jemi afër
Pyetjet i shkruan brenda programit, në chat ose WhatsApp. Përditësimet vijnë vetë.
Bizneset që mbajnë librat me TENET
Markete, barnatore, ndërtim, shërbime dhe prodhim në gjithë Kosovën.
Para se të na shkruash.
A punon programi pa internet?
Po. Faturat, arka me barkod, pagat dhe raportet punojnë pa internet. Interneti duhet vetëm për përditësime, për kodin e rikuperimit me email dhe për chat-in e ndihmës.
Në cilat kompjuterë instalohet?
Në Mac dhe në Windows, dhe në shfletues (Web) përmes serverit të zyrës. Mund ta përdorësh në një kompjuter të vetëm, ose në disa kompjuterë dhe arka të lidhura me serverin e zyrës (SQL Server).
A mund t'i bart të dhënat nga programi që përdor tani?
Po. Partnerët, artikujt, faturat dhe gjendjet i bartim ne gjatë instalimit, që të vazhdosh punën aty ku e ke lënë. Faturat e vjetra mbeten me numrat e tyre.
A mund t'i skanoj faturat e furnitorëve?
Po. Ngarkon foton ose PDF-në e faturës (edhe me tërheqje në dritare) dhe programi i plotëson furnitorin, datën, numrin, artikujt dhe TVSH-në. Ti i kontrollon dhe i ruan. Fatura origjinale ruhet te dokumentet e biznesit.
Sa biznese mund të mbaj?
Sa të duash. Secili biznes ka librat, bankat, arkat dhe punëtorët e vet, dhe të dhënat e një biznesi nuk përzihen me tjetrin.
Cilët printerë fiskalë mbështeten?
Arka me barkod punon me printerët fiskalë që përdoren në Kosovë, me kupon fiskal, X-raport dhe Z-raport direkt nga programi. Na shkruaj modelin që ke dhe ta konfirmojmë.
A ka dark mode?
Po. Pamja e çelët, e errët (grafit me tekst kremi, e butë për sytë) ose automatike sipas Mac-ut apo Windows-it. Mund të zgjedhësh edhe stilin e butonave, p.sh. si në macOS ose Windows 11.
Si bëhet kopja rezervë?
Kopja ruhet vetë kur mbyll programin, edhe në Dropbox nëse do. Një kopje e biznesit kthen gjithçka: të dhënat, faturat e skanuara, dokumentet dhe cilësimet e kompjuterit.
Po nëse harroj fjalëkalimin?
Admini konfirmon një email në fillim. Nëse harron fjalëkalimin, kodi vjen në atë email dhe vendos fjalëkalim të ri brenda një minute.
Sa kushton?
Çmimi varet nga numri i bizneseve, i kompjuterëve dhe i arkave. Na shkruaj dhe të dërgojmë ofertën.
TENET Inc SH.P.K.
Shiko TENET me të dhënat e biznesit tënd.
Demonstrimi zgjat rreth 20 minuta, në zyrën tënde ose online. Pa detyrim.